Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj është kryegjyshi i 39-të i zgjedhur për të udhëhequr në udhën e bektashizmës duke mbartur mbi vete një periudhë 800 vjeçare.

Në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane mbasditën e së premtes u promovua libri “Dede Edmond Brahimaj, 10 vite Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, i autorëve Kujtim Boriçi dhe Nuri Çuni.
Me zgjedhjen e tij në këtë detyrë të lartë shpirtërore Baba Mondi ka mishëruar vlerat më të larta të besimit bektashian duke rimarrë, nxjerrë në dritë e pasuruar traditat më të mira bektashiane tha nje nder autoret e librit.

 

Libri është një libër udhëtim në ringjalljen e Bektashizmit pas viteve 90’ në vendin tone, në sfidat, vështirësitë por edhe nxjerrjen në pah të vlerave universale të Bektashizmit të mishëruara në personalitetet e Haxhi Dede Reshat Bardhit dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj, që udhëhoqën ringjalljen e Bektashizmit në vendin tone.

Njëkohësisht është publikuar dhe albumi fotografik nën kujdesin e Selisë së Shenjtë, kushtuar ish Kryegjyshit Botëror Bektashian, Haxhi Dede Reshat Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: