TIRANË

Në 10 vjetorin e 21 janarit, protestës së opozitës së asaj kohe që regjistroi 4 të vrarë në Bulevard, gazetari Sokol Balla vjen me botimin e tij të radhës, nën titullin ‘Dëshmia e puçit’.

I konsideruar si një ndër gazetarët pjesëmarrës në tavolinën e ‘puçit’, në restorantin përballë Kryeministrisë, Sokol  Balla ishte ndër ndër emrat e gazetarëve të përfshirë në komisionin hetimor parlamentar, që do të hetonte “puçin e shtetit”, ndërsa këto dëshmi Balla ka zgjedhur t’i botojë në këtë 10 vjetor në librin e tij, i cili nga 21 janari do të jetë në çdo librari.

Autori i një ‘real story’, ndodhur në Bulevard, Sokol Balla sjell në këtë botim tregimin e ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë prostuesve, rrëfimet e të akuzuarëve për grusht shtetit, denoncimi i Top Channel  dhe skena okulte që u zhbë nga News24. Reflektimi i dy dekadave politikë, që kur në skenë doli Edi Rama, gjithçka e rrëfyer në ‘Dëshmia e Puçit’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb