Për herë të parë pas 10-të vitesh, Inter kualifikohet në fazën gjysmëfinale të një kompeticioni europian. Ekipi zikaltër mposhti Bayern Leverkusen duke siguruar një biletë për në 1/2 e Europa League.

Ekipi i Antonio Cotes kaloi në avantazh që në minutën e 15-të me Barella, ndërsa 6 minuta më vonë Romelu Lukaku dyfishoj shifrat. Leverkusen u kthye shpejt në lojë me talentin Haverts që ngushtoi shifrat në minutën e 24.

Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Inter që pret tashmë fituesin e çiftit Shkatar-Bazel për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinalet e Europa League.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb