Më në fund, 10 vite pritje për tu rikthyer në 1/8 e Champions League, një dekadë që duket si një përjetësi për një skuadër si Inter. Zikaltërit i bëjnë këtë herë gjërat si duhet, në “Meazza”, ishin dominues përballë Shakhtar, thyejnë tabunë kundër ukrainasve falë një dygolëshi të realizuar nga Edin Dzeko. Fitoja e Real Madrid kundër Sheriff bëjnë që dy ekipet të kalojnë më tej një xhiro përpara fundit. Inter mori kontrollin e lojës që në minutat e para, nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim por gjatë pjesës së parë shpërdoruan pafund. Në minutën e 61-të, tifozët shpërthyen në festë pas një gol shumë të bukur të realizuar nga sulmuesi boshnjak. 6 minuta më pas Dzeko realizoi sërish duke i dhënë formë të plotë fitores së Inter.

Ky sukses i pastër, sjell festë në radhët e Intrer, Simone Inzaghi shijon këtë kualifikim me shumë peshë: “Kishim nevojë për këtë fitore. Ishim pak të tensionuar pas një pjesë të parë ku shpërdoruam pafund, por goli i Dzekos na çliroi. Ky është një hap i rëndësishëm, një objektiv që e kisha diskutuar me shoqërinë që në momentin kur firmosa”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi në konference për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb