TIRANE

Dan feston sot 10 vjetorin e tij dhe mami Jonida ka ndarë në rrjetet sociale një foto të të birit bashkangjitur me urimin.

“Sot me mungojne fjalet sepse asnje prej tyre nuk e pershkruan dot dashurine sublime qe kam per ty biri im??Keto 10 vjet kane ikur sa hap e mbyll syte”, ka shkruar këngëtarja në postimin ku nuk kanë munguar urimet e miqve dhe ndjekësve të saj.

Jonida ka vendosur të ndajë në ditë speciale si e sotmja foto me Dan, duke e mbajtur larg rrjeteve sociale. Megjithatë çdo postim i saj me të birin, ka pasur gjithmonë brenda shumë dashuri e përkujdesje si marrëdhënia e çdo prindi me fëmijën e vetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: