Në orbitën e planetit Mars ka xhiruar për 10 vjet makina robot ‘Nasa Curiosity’, por nuk është endur më kot. Mundi është shpërblyer me foto magjike të realizuara në 3 650 ditë me 45 mijë orbitime ku edhe pse disa imazhe janë kapur nga 250 deri 316 kilometra, rezolucioni është zmadhuar mbi 200 mijë herë. Falë këtyre përpjekjeve u zbulua dhe prezenca e ujit në planetin e kuq.

Stuhitë e rërës, erërat e ndryshme që fryjnë në Mars sjellin imazhe nga më të çuditshmet të dunave të rërës, por dhe shkëmbinjve që mbulohen nga ato. Po kështu dhe akulli i ngrirë në shkëmbinj, imazhet janë befasuese. Disa prej tyre janë ende në studim nga shkencëtarët të cilët besojnë se në planetin e kuq ka pasur jetë.

Studimet janë përqëndruar dhe tek klima dhe përmbajtja gjeologjike e planetit. Madje nuk zbehet dëshira që një ditë jo vetëm një robot, por dhe vetë njeriu të zbresë dhe të ekspolorojë planetin Mars.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: