Autoritetet në Republikën Çeke morën gabimisht më shumë se 100 000 maska mbrojtëse që ishin caktuar për Italinë, vendi më i goditur nga koronavirusi.

Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek pranoi sot se gabimi ishte i paqëllimshëm.

Qeveria po gjen mënyra për të siguruar që maskat të arrijnë në fillim të javës në destinacion.

Maskat u dërguan si ndihmë nga shoqëria e Kryqit të Kuq të Kinës dhe duhej të dorëzoheshin tek ekipi kinez në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: