Ukraina pretendon se ka vrarë 30.950 ushtarë rusë në 100 ditët e para të pushtimit.

Rreth 30.950 ushtarë rusë jane vranë në Ukrainë në 100 ditët e para të pushtimit rus.

Në përditësimin e saj për humbjet e pësuara nga Moska, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 210 avionë luftarake, 175 helikopterë dhe 535 dronë.

Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,367 tanke ruse, 675 artileri, 3,366 automjete transporti të trupave të blinduara, 121 raketa lundrimi dhe 13 anije.

Burimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb