TIRANË- Një marrëveshje dhe një projekt i ri për të kthyer në destinacion turistik 100 fshatra të vendit është nënshkruar sot nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe universiteti i Tiranës.

Projekti i quajtur “Akademia e 100 fshatrave”, pjesë e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale është një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, që ka përzgjedhur 100 fshatra për t’i kthyer në destinacione të reja turistike.

“Në këtë vend nuk na mungon pasuria por rrugët e dijes Kjo akademi është një rrugë e re e dijes që i vihet në dispozicion familjeve. Secili që do të investojë do fitojë në një vit më shumë se sa fiton në punën e tij”,- u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: