Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia e Ascolit në Itali si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Ky grup ka funksionuar për më shumë se 1 vit e gjysmë në disa zona, mes jugut të Marches dhe veriut të Abruzzos.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 29 deri në 39 vjeç dhe sipas mediave italiane, autoritetet kanë dokumentuar mbi 80 raste të shpërndarjes së kokainës në dy territoret e larpërmendura.

Të rinjtë e arrestuar kryesisht shpërndanin kokainë në parkingjet e qendrave tregtare, madje ata kanë punuar edhe gjatë karantinës totale të vendosur në Itali për shkak të koronavirusit.

Aktiviteti i trafikut të drogës duket se ka qenë mjaft fitimprurës, ku mediat italiane shkruajnë se të rinjtë ka bërë të paktën 100 mijë euro në pak muaj.

Kjo i ka bërë ata që të mos ndalojnë shpërndarjen gjatë kufizimeve për shkak të koronavirusit. Madje kjo ka qenë pikërisht dhe ajo çfarë i ka “fundosur” të rinjtë shqiptarë.

Të arrestuarit janë gjobitur disa herë gjatë karantinës totale për thyerjen e rregullave. Kjo i ka bërë autoritetet të dyshojnë dhe të nisin hetimet për të rinjtë.

Karabinierët arritën të identifikojnë rrjetin e shitjes së kokainës përmes rrjeteve sociale të të rinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb