Ervis Martinaj akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushtet për vrasjen e Indrit Dokles.

Ai është i dyshuar sipas Prokurorisë për kryerjen e veprës penal: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se, duke iu referuar dosjes hetimore, rezulton se Ervis Martinaj ka porositur vrasjen e Endrit Dokles. Dokle, rezulton i dënuar për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Ndonëse ai i ka dhënë një shumë prej 100 mijë eurosh Dumanit, ky i fundit nuk ka pranuar që të eliminojë Doklen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: