Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falenderuar Hungarinë për ndihmën me 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje dhuruar Shqipërisë me qëllim përballimin e pandemisë së COVID 19.

Presidenti vlerësoi shprehjen e solidaritetit dhe ndihmës nga një vend mik dhe partner i Shqipërisë.

STATUSI I PLOTE

Mirënjohje Hungarisë mike dhe aleate të përhershme të shqiptarëve, për solidaritetin dhe ndihmën bujare konkrete që i dha sot vendit tonë në mbështetje të luftës kundër COVID-19, duke na dhuruar 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse mjekësore.
Falenderoj Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, z.Péter Szijjártó që shprehu sot nga Tirana vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht kundër pandemisë, kësaj të keqeje të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb