Analisti Neritan Alibali, i ftuar në emisionin Log në News 24, ka folur se një pjesë e mirë e premtimeve nga të dyja partitë nuk mund të realizohen.
“Nuk janë marrë parasysh fatkeqësitë natyrore. Situata gjeopolitike mund të jetë e tillë që të investohet në mbrojtje. Tashmë e dimë që SHBA kërkon që vendet anëtare të NATO-s duhet të shkojnë në 5%.
Qeveria duhet të jetë e formësuar mirë nga ana strukturore dhe duhet stabilitet fiskal, pas nëse një pjesë e fondeve shkon në ekonominë e zezë, detyrimisht nuk mbushen arkat e shtetit.
Lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme jo vetëm për integrimin, por edhe për ekonominë. Shqipëria është e katërta në Europë për shtrenjtimin e karburantit. Nuk janë vetëm hapat ekonomike-financiare, por reformat në tërësi.
Rama tha për një fond solidariteti 1 miliard euro që vjen nga BE. Ka edhe dëshira që nuk mund të realizohen. Rama thotë do hapë 100 mijë vende pune. Praktikisht nuk realizohet.
U deklarua sërish 100% furnizim uji në qytet dhe 90% në zonat rurale. Për pak sa nuk votova PS-në vetëm nga kjo, por ne e dimë shumë mirë që kjo nuk mund të realizohet nga dëshira, por infrastruktura.
(BalkanWeb)