Milan, ashtu si çdo ekip tjetër në Serie A, mbetet në pritje të datës zyrtare se kur do të rifilloj kampionati. Fakti që në buxhetin e tyre do të shtohen edhe të ardhurat nga të drejtat televizive i lejon drejtuesit e klubit kuqezi të jenë më të qetë për të programuar të ardhmen. 100 milion eurot e kërkuara nga Rangnick për të ndërtuar ekipin sipas shijeve të tij janë tashmë të garantuara nga fondi Elliot. Tekniku gjerman është i gatshëm të firmos kontratën e re 3 vjeçare nga ku do të përfitoj 6 milion euro në sezon.

Rangnick Tm90
Rangnick Tm90

“Profesori” do të mbaj në Milano të dy postet, atë të drejtorit teknik dhe atë të trajnerit, do të ketë pushtetin absolut që kërkonte. Në projektin e Rangnic nuk ka vend për Paolo Maldinin ndërsa dy ish lojtarët e tjerë të famshëm, Baresi dhe Massaro do të jenë një pikë referimi në Milanello.

Ibra Milan
Ibra Milan

Edhe sa i përket merkatos, tekniku gjerman i ka idetë e qarta. Ibra mund të qëndroj por duhet të pranoj pozicionin e tij të ri, të ndihmoj lojtarët e rijnë që do të transferohen. Luka Jovic është shndërruar në objektivin kryesor, por më parë duhet parë gjendja e tij pas dëmtimit të pësuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: