TIRANE

Kompanitë private të cilat operojnë në Shqipëri kanë borxhin më të madh të papaguar nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Në një intervistë për News 24 zv. Drejtori I përgjithshëm I tatimeve Xhavit Curri thotë se nga 100 mln dollarë që është shifra e borxhit e papaguar në vite 99% e kanë kompanitë private ndërsa vetëm 1% rezulton të jetë nga entet publike dhe institucionet shtetërore.

‘Për hir të së vërtetës duhet thënë që nga totali I numrit të tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari dhe kanë borxhe të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore 99% e tyre janë tatimpagues privat pra jane kompani private. Sigurisht këto kompani janë aktive por ka dhe me status pasiv. Nga ana tjetëtr vetëm 1% e tatimpaguesve I përkasin enteve shtetërorë dhe publike si ujësjellës kanalizime, oshee. Pra e vërteta shtë që borxhi që kompanitë publike dhe sidomos dhe entet buxhetorë kanë ndaj buxhetit të shtetit kanë ndaj administratës tatimore është relativisht I vogël ai ruan një përqindje konstate prej vitesh dhe dua të them që borxhi për kontributet e sigurimeve shoqërore është në nivel stabëlt.’ tha Curri.

Sipas tij, tatimet kanë një plan veprimi në bazë të legjislacionit tatimor për mbledhjen e këtij borxhi duke arritur deri tek mbledhja me forcë, kjo e vlefshme si për entet publike ashtu edhe kompanitë private.

Administrata tatimore fillon mbledhjen me forcë të detyrimeve duke vendosur urdhër bllokimin në bankë për këdo që kanë detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore përfshirë këtu edhe institucionet buxhetore dhe entet publike. Më pas ligji ka parashikuar masa të tjera më të forta të mbledhjes me forcë sic është ajo e bllokimit të aseteve të kompanive duke vendosur barrë siguruese për asetet e luajtshme dhe duke vendosur hipotekën për pasuritë e paluajtshme.E njëjta gjë ndodh edhe me kompanitë private edhe për kompanitë private ndiqen të njëjtat hapa për mbledhjen me forcë.’ tha ai.

Lidhur me borxhin e akumuluar në sigurimet shoqërore të institucioneve shtetërore ekpsertët e financave kanë dhënë alarmin mbi deficitin e skemës së pensioneve pasi mund të çojë vendin drejt një krize.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb