NGA FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH

NË VEND TË EPILOGUT…

Rrugëtimi në histori gjithnjë është mbarsur me ngjarje, ndodhi, të cilat koha, me ecjen, rrokopujën çoroditëse, kozmopolite, rendur pas të sotmes, kërkon t’i shpëlajë me NJË, “si një e ndodhur dikur në atë kohë”, të atij rrugëtimi me kalldrëm të paasfaltuar të saj. Paradigmë, njerëz në zë, me zjarr, thepisën punë me burrëri, që lanë gjurmë si gur, që hodhën rrënjë e s’u shkulën kurrë, që sot ecim mbi to, pa ditur si u vunë, Shqipëria ishte në lëndinë.

Meta3
Meta3

ATËHERË…

Në një ditë të katërmbëdhjetë të motit, 21 burra të mëdhenj të kohës, Baba Ahmet Turani, Baba Hysen Prishta, durimi iu ngushtua nga turbullirat që rrodhën në vjetët e kalueme, kur populli ra në grackë demoralizimi, buroi ligësi, vëllavrasje, marrëzi, pjellë paditurie; kërkojnë e nisin një program dhe i drejtohen qeverisë për një mbledhje, ku mes tyre kërkojnë përfaqësuesin shtetar. Thërrasin mbledhje, kongres prej përçarjes kombëtare, të kohës nga Pavarësisë gjer në Kongres të Lushnjës, prej rrëmujës së kryengritjes së Shqipërisë së Mesme apo gjendjes së nxitur nga Greqia në Jug të vendit.

… Një vit më vonë, mbas Kongresit të Lushnjës, më 14 deri në 17 të Kallnuerit të motit 21, u mbajt kongresi i parë, ku morën pjesë delegatë nga e gjithë Shqipëria.

-Baballarët thirren jo vetëm për reformë të tarikatit pas pavarësisë së Shqipërisë nga grahmat e fundit të suazës turke, por dhe për një reformë morale.

-Janari i motit 23 do ta gjejë statutin drejt këshillit të Lartë për t’u miratuar.

-Organi më i lartë i Bektashizmit (Neni 1) përcaktohet dhe përbëhet prej shtatë anëtarësh: Baba Ahmet Turani, Baba Kamber Prishta, Baba Ahmet Elbasani, Baba Sulejman Gjirokastra, Baba Mustafa Frashëri, Baba Xhemal Përmeti, Hajdar Baba Turani. Kongresi miraton 28 nene, që formësojnë dhe krijojnë Lidhjen Bektashiane.

Janari i motit 23, pas letrës së Aqif Pashë Elbasanit drejtuar Parlamentit, miraton aktin e parë të madh të kohës ….

Në emrin klerikal bektashian thuhej ndër të tjera, në letër drejtuar qeverisë së kohës të Sulejman Delvinës, të firmuar nga Baba Ahmet Turani, Baba Hysen Prishta, se baballarët bektashi do të bëjnë një mbledhje të përgjithshme në teqe të Prishtës së Skraparit, në janar 1921, për një reforme bektashiane morale në Shqypni, e sipas rregullave duam dhe një përfaqësues që të jetë në atë mbledhje, në atë tarikat.

Kryegjyshi
Kryegjyshi

…”Kabineti i parë u pat dhënë leje baballarëve, u drejtohej, lutej dhe i kërkonte qeverisë, në mbështetje Aqif Pashë Elbasani, më 23 dhjetor 1920, ta bëjnë atë mbledhje dhe janë lajmëruar prefektura e Beratit dhe Gjirokastrës mbi këtë gjë”.

-Kongresi me nenet e tij shpall për herë të parë bektashizmin si Komunitet të parë Fetar të kohës dhe pas miratimit nga Parlamenti shqiptar në vitin 1923 (pasi Shqipëria përgjatë vitit 1921 nuk kishte asnjë bazë ligjore për bashkësitë fetare, për miratim të tyre), bëhet miratim i parë i institucionit të parë fetar të shtetit shqiptar, Komunitet i parë Fetar, i njohur nga shteti në vitet e kohës.

Kongresi në mbledhjen e tij, në nenin 8, shpalli dhe sanksionoi pavarësinë e Komunitetit Bektashian të pavarur nga Teqeja e madhe, Prindër e Haxhi Bektash Veliut të Turqisë, akt dhe mëvetësim i madh i kohës, pranuar dhe miratuar zyrtarisht me dekret nga Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore (në qendrën e Haxhi Bektash Veliut) me orgjinë nga Starja e Kolonjës, Sali Njazi Dedej.

“…në mbledhjen e përgjithshme që do të bëjnë Baballarët Bektashinj në teqenë e Prishtës, në Skrapar, të ndodhet si përfaqësues i qeverisë shtetari Fehmi Zavalani; merr udhë çelja e mbledhja e kongresit historik të Prishtës famëmadhe.

…Në mëngjesin e 14 Kallnuerit, Prishta, Teqeja e Madhe e saj priti si për festë firmëtarët e mëdhenj të kohës. Në kongres, përfaqësues nga gjithë Shqipëria, baballarë patriotë si: Javer Bej Gjirokastra, Zihni efendi Leskoviqi, Mustafa efendi Elbasani, Ahmet Aliko Kudhesi nga Vlora, u bënë dëshmitarë të një ngjarje të pandodhur ndonjëherë më parë, të paharruar në histori, që me substratin e saj atdhetar patriotik kombëtar, kurrë nuk do të shlyhej, kurrë nuk do harrohej… por veç do ndriçonte gjithë kohët, brezat që do vijnë”….

Bektashi Kmsh Dodaj
Bektashi Kmsh Dodaj

PRISHTA, MESONJËTORJA E PARË E UDHËS SË BESIMEVE….

… Këshilla të shejnta popullit (pika 7) për atdhetarinë dhe lehtësira të posaçme qeverisë Shqiptare……

-Të çelim shkolla shqipe: “Mësojtorja Bektashiane” për përgatitje e dije.

..Të përkthejmë në gjuhën shqipe gojëdhënën bektashiane, frymë kombëtare, patriotike kudo, (pikat 2,5,7) për vendin e kombin.

…Mos u çuditni këndojës, realizohen ëndrrat e të pavdekurve, PRINDËR të kombësisë: Naimit, Vretos, Kristoforidhit etj.

…Të arrihen (ngihen) universitete, varfa, filozofë, vjeshtore, profesorë, oratorë për të stërvitur shqiptarët në jetën e re sociale qytetare…

…Të goditen (ndërtohen) akademira, biblioteka e të tjera kundër fanatizmës dhe çfarëdo lloj prapësie ….

-Prishta – rrugë e hapur për mëvetësi, për komunitetet dhe besimet e tjera.

Prishta përbën një ndër momentet historike të bërjes së shtetit shqiptar.

Shteti miratoi për herë të parë me ligje parlamentare institucionalizmin kombëtar të institucioneve fetare. Miratimi i Komunitetit Bektashi, i pari si komunitet me shkëputje përfundimisht nga Turqia, shtroi dhe çeli rrugë për mëvetësinë e komuniteteve të tjerave, atij syni mysliman, ortodoks e tjerë, pavarësia e të cilëve nuk ishte thjesht një nocion apo çështje fetare, por konsolidim i shtetit shqiptar, fillim i punës së mekanizmave të organeve të brishta të shtetit, përqafim i pikëpamjeve perëndimore të kohës.

Kongresi 100-vjetor, i cili u kremtua me madhështi nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryegjyshit Botëror Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ku morën pjesë Presidenti i Republikës, SHTZ Ilir Meta, titullarë e përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ishte dhe shënoi unifikimin real fetar shqiptar që mori udhë nga Prishta, që është thesar sot i paçmuar i vyer i vendit, i kombit tonë.

Meta Samaraxhi
Meta Samaraxhi

PRESIDENTI META PËRSHËNDET 100-VJETORIN E KONGRESIT BEKTASHIAN: INSTITUCIONET TË RESPEKTOJNË TË DREJTAT KUSHTETUESE TË BESIMEVE FETARE, ROLI I TË CILAVE ËSHTË VENDIMTAR PËR EDUKIMIN E TË RINJVE ME DASHURINË PËR ATDHEUN

Kryegjyshi Boteror
Kryegjyshi Boteror

“Sot, tha ai, është një ditë historike, sepse mbushen 100 vite nga përfundimi me sukses i Kongresit të Parë të Bektashinjve në Prishtë të Skraparit.

Në 14 deri në 17 janar të vitit 1921, një vit pas Kongresit historik të Lushnjës, personalitete ndër më të shquarat fetare, nga të gjithë trevat shqiptare, kurorëzuan me sukses të plotë një prej kauzave më të rëndësishme, atë të mëvetësimit prej dogmave të deriatëhershme, duke u dhënë frymë dhe jetë traditave më të vyera bektashiane në Shqipëri.

Kongresi i Prishtës përbën një moment kyç në konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai shënoi zhvillimin e kombëtarizimit të institucioneve shpirtërore dhe fetare në vend.

I mbështetur plotësisht nga qeveria shqiptare e dalë prej Kongresit të Lushnjës, Kongresi i Parë Bektashian pati meritën e madhe që përmes shfaqjes universale të besimit në Zot, si rrallë më parë u fol hapur për plagët morale dhe sociale të kohës dhe mbi të gjitha për t’i shëruar shpirtërisht këto plagë.

Udhëheqësit bektashianë të asaj kohe e patën kuptuar se Zoti dhe kombi përbëjnë një lidhje unike të pandashme, për të cilën nuk duheshin vetëm lutje, por edhe forcim i ndjenjës kombëtare, duke u harmonizuar me veprime konkrete.

Kanë qenë këto arsyet që tarikati bektashian, si një prej degëve të shëndosha të islamit, frymëzoi përmes veprimtarive dhe teqeve, ndjenjat dhe virtytet më të ndjera atdhetare.

Ndaj, prej kohësh edhe përpara Kongresit të Prishtës, teqetë ishin ndër shkollat më të mira të gjuhës shqipe dhe jo vetëm kaq, por edhe të formimit atdhetar të shumë prej rilindësve dhe patriotëve tanë.

Kryegjyshi1
Kryegjyshi1

Pa dyshim, roli i Teqesë së Frashërit është i njohur për të gjithë, për ndikimin e madh që pati, sidomos në formimin atdhetar dhe patriotik të tre prej rilindësve tanë më të mëdhenj dhe më frymëzues edhe për vetë Pavarësinë e Shqipërisë, vëllezërve Frashëri.

Ashtu siç bëhet me dije edhe nga historiografia, Kongresi i Prishtës pati meritën e padiskutueshme të hartimit dhe miratimit të Statutit të Parë, të këtij guri të fortë themeli në zhvillimet e ardhshme të Selisë së Shenjtë Bektashiane deri në ditët e sotme.

Përmes neneve të këtij Statuti, u sanksionuan, përveç të tjerave, prirjet e këtij besimi, për t’u përshtatur me zhvillimet bashkëkohore, sociale dhe morale të shoqërisë shqiptare.

Koha tregoi se udhëheqësit bektashianë në vitet më pas ishin ndër atdhetarët e parë që luftuan dhe u përpoqën deri në fund për lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë.

Kujtimi i ndritur i baballarëve, të cilët ideuan dhe zhvilluan Kongresin e Parë Bektashian, ndonëse kanë kaluar 100 vite, është ende i freskët.

Emrat e Baba Ahmet Turanit Tepelenës, Baba Sulejmani i Gjirokastrës, Baba Ahmet Elbasani, Baba Xhemal Përmeti, Baba Kamber Prishtës, Baba Hajdar Turani dhe shumë të tjerë, të cilët përbënin më pas dhe Këshillin Atëror të Kongresit, ku u bëjnë nder jo vetëm zhvillimeve të asaj kohe, por krejt rrjedhave historike të bektashizmit shqiptar dhe botëror.

Parë në një këndvështrim më të gjerë, Kongresi i Prishtës, me modelin e tij kombëtar dhe kohezionit social, u parapriu edhe kuvendeve të tjerë, siç ishte ai i Komunitetit Mysliman dhe Kishës Ortodokse Shqiptare më pas.

Ne ndihemi krenarë sot që Selia e Shenjtë Bektashiane dhe klerikët e saj, jo vetëm ecin të sigurt në gjurmët e saj nga Kongresi i Parë Bektashian, por edhe e pasurojnë çdo ditë këtë besim, duke e shndërruar në një faktor të fuqishëm dhe aktiv të vëllazërisë ndërfetare në Shqipëri, në rajon dhe kudo.

Sot në veçanti, nderojmë edhe përpjekjet madhore dhe heroike të të gjithë klerikëve të nderuar bektashianë, të cilët vuajtën persekucionin e regjimit totalitar.

Nderojmë Baba Reshat Bardhin dhe gjithë të tjerët, që nuk u përulën dhe nuk e humbën kurrë besimin e tyre.

Përkundrazi, gjetën forcë për t’i mbijetuar diktaturës dhe njëkohësisht për të bërë gjithçka, që ne sot të kemi këtë shkëlqim jo vetëm të besimit bektashian, por edhe të gjithë besimeve të tjera në vendin tonë.

Sot, ne nderojmë Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, dhe gjithë udhëheqësit e tjerë bektashianë, që vazhdojnë këto tradita të shkëlqyera atdhetare të shënuara në Kongresin e Parë të Prishtës dhe që bëjnë përpjekjet më të mira për të forcuar jo vetëm traditat atdhetare dhe patriotike të këtij besimi, por njëkohësisht për të forcuar edhe kohezionin social të vendit dhe shoqërisë sonë, duke qenë dhe një shembull bashkëpunimi me të gjithë besimet e tjera në vend.

Fatkeqësisht, edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit totalitar, jo vetëm besim bektashian, por të gjitha besimet e tjera në vendin tonë kanë pengesat e tyre për të funksionuar më mirë, në një mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre dhe të gjithë komuniteteve, të cilët kanë nevojë për lutjet dhe frymëzimin e tyre.

Dorian Koci Ardit Bido
Dorian Koci Ardit Bido

Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet menjëherë të respektojnë të gjitha të drejtat kushtetuese të besimeve në vend, duke filluar nga kthimi i të gjitha pronave dhe duke vazhduar me një mbështetje edhe më të madhe nga ana e shtetit, për këto besime.

Roli që ato luajnë është vendimtar për stabilitetin e shoqërisë sonë, por njëkohësisht edhe për edukimin e më të rinjve, jo vetëm me besimin në Zot, por edhe me dashurinë për Atdheun, sidomos me atë kërkesë që sot është mbarëkombëtare, për të ndalur largimin e të rinjve nga vendi ynë, në mënyrë që të garantojmë një të ardhme të sigurt, për Shqipërinë dhe për shqiptarët”./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb