TIRANË

Në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë një ekspozitë me libra të rrallë.

Rama theksoi se kjo ekspozitë është një eksperiencë e jashtëzakonshme për ata persona që adhurojnë librat e të lexuarin.

“Kjo ekspozitë është diçka e jashtëzakonshme e atyre që janë të lidhur me librin. Bashkohem në falënderimin edhe për Thoma Frashërin, një figurë e harruar nga historia”, tha Rama

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Kryeministria – Verba Volant, Scripta Manent – Thesare të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”

Për të kremtuar 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, kryeministria sjell për miqtë e librit një ekspozitë të librave të rrallë, të cilët dalin për herë të parë në sytë e publikut falë Qendrës për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë?

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb