Më shumë se 1,000 spiunë amerikanë do të jenë të përfshirë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”. Ata do të vendosen në zona të caktuara brenda dhe jashtë stadiumit, mes sportistëve që do të parakalojnë apo vende të tjera të hapura, për të mbrojtur delegacionin amerikan gjatë ceremonisë së hapjes dhe jo vetëm.

Mbi 800 agjentë specialë, më së shumti të specializuar në mbledhjen e informacionit në terren dhe 350 që do të mbërrijnë 48 orët e ardhshme, janë caktuar për të ndjekur nga afër sportistët amerikanë gjatë garave dhe qëndrimit në Fshatin Olimpik. Ata do të koordinojnë veprimet me forcat policore braziliane, të ngarkuara për të monitoruar situatën gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”. (telesport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: