Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të punësimit në rajon, evidenton Banka Botërore në raportin më të fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

BB thekson se Shqipëria shënoi nivelin më të lartë të punësimit me 52,1% duke regjistruar rritjen më të madhe me 1,8% në vitin 2018.

Në raportin e BB, evidentohet gjithashtu se në Shqipëri, punësimi në industri u rrit me 3,9% në vitin 2018 dhe punësimi në shërbime me 2,5%. Nga ana tjetër, punësimi në sektorin publik u rrit me 4,3%.

Punësimi i fuqisë punëtore arriti 59,4% në Shqipëri, theksoi BB duke e cilësuar një rekord për rajonin. Pjesëmarrja në punësim u përmirësua sepse gjithnjë e më shumë gra hyjnë në tregun e punës.

Megjithatë rritja e pjesëmarrjes së grave në punësim ishte më e ulët se sa ajo e burrave gjatë zgjerimit ekonomik në vitin 2018.

Por pjesëmarrja e grave ka një nivel prej 51% në Shqipëri që është më e larta në rajon.

Gjithashtu, BB thekson se në Shqipëri u rritën pagat në sektorin privat që përkon me një rritje të fuqishme prej 13% nga viti në vit. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb