Kremtohet 105-vjetori i emetimit të pullës së parë shqiptare. Ky event ka bërë bashkë në ambientet e Muzeut Kombëtar funksionarë të lartë të qeverisë, drejtues, ish drejtues, punonjës, filatelistë dhe bashkëpunëtorë të pa ndarë ndër vite të Postës Shqiptare.

Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj foli mbi rëndësinë e kësaj kompanie dhe strategjinë e zhvillimit deri në vitin 2022 të Postës Shqiptare.

Posta sipas tij, i shërben 150 mijë të moshuarve duke ju dërguar një pjesë të madhe prej tyre pensionin në shtëpi. “është pjesë e përditshmërisë së jetës të gjithë shqiptarëve duke e thjeshtuar atë në pagesat e ujit, energjisë elektirike, dërgesat individuale apo për biznesin si dhe shërbime bankare si Cash-to-Cash ku mund të dërgosh cash brenda Shqipërisë pa komision etj.
Veliaj
Shumë shpejt këto shërbime do të zgjerohen edhe falë pjesëmarrjes aktive të postës në projektin inovativ E-government që do të shkurtojë rrugën e shërbimeve të zyrave shtetërore për qytetarët. Muajt në vijim do ta gjejnë postën me një sportel të dedikuar për qytetaret, postën Hibride, E-Postën dhe shumë projekte ambicioze për të fituar me dinjitet dhe përkushtueshmëri garën e tregut të konkurencës për t’ju përshtatur klientit sipas kërkesave duke aplikuar teknologjitë më avandgarde në këtë shërbim”,- sqaroi ai.

Në kuadër të falenderimeve për mbështetjen dhe inkurajimin e dhënë ndaj Postës Shqiptare fjalën në aktivitet e morën edhe Zv.Ministrja Dorina Cinari, dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj.
Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare” i fali emocionin e 105 viteve krijim gjithë të ftuarve. Në atmosferën e emetimit ndër vite të pullave, u shtua edhe një pullë e re me simbolikën e Heroit Kombëtar në kuadër të vitit të Skënderbeut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: