Disa foto të rralla në të cilat shfaqen grupi i shpëtimit pas mbytjes së Titanikut do të dalin në ankand gjatë kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Fotot janë të përfshira në një fotoalbum të Louis M. Ogden, i cili po nisej drejt Europës me bashkëshorten e tij, Agatha, kur në prill të 1912-s anija e tyre mori një thirrje emergjence nga Titanik, e cila ishte goditur me një ajsberg dhe po përmbytej me shpejtësi.

Anija Carpathia mbërriti në vendngjarje në agim, duke filluar që të shpëtojë të mbijetuarit që kishin kaluar natën në varkat e shpëtimit.

Fotot janë ekspozuar në muzeun e Nju Jorkut.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: