Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

“Sot, 109 vjetori i Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb