Si pjesë e projektit të “iniciativës së grurit”, njëmbëdhjetë anije të ngarkuara me 217,600 tonë produkte bujqësore të destinuara për në Afrikë, Azi dhe Evropë u larguan nga portet detare të Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi të shtunën, më 1 tetor.

Anija “QUEEN LILA”, e cila transporton 29 mijë tonë elb, është nisur drejt Libisë nga porti i Odesës. Nga porti në fjalë janë nisur edhe anijet STELLINA, INANDI dhe SAM, njoftoi shërbimi për shtyp i ministrisë në Facebook.

Transportuesit me shumicë FORTUNE EXPRESS, PS DREAM, LILA II dhe BARON u larguan nga porti i Chornomorsk, ndërsa LADY DIVINA, AHMED CAN dhe IASOS u larguan nga porti i Pivdennyi.

Që nga nisja e anijes së parë që transportonte ushqim ukrainas, duke përfshirë anijet e sotme, janë eksportuar 5.7 milionë tonë produkte bujqësore.

Gjithsej 252 anije u larguan nga portet e Ukrainës, të ngarkuara me produkte bujqësore, të destinuara për në Azi, Evropë dhe Afrikë.

Më 22 korrik, në Stamboll, me propozimin e Kombeve të Bashkuara, nisma u nënshkrua nga Ukraina, Turqia, Rusia dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres për transportin e sigurt të drithit dhe produkteve të tjera ushqimore nga portet e Odesa, Chornomorsk dhe Pivdennyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb