Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sërish akuzat ndaj kryedemokratit Basha. Në konferencë e jashtëzakonshme për mediat, ai u shpreh se Rama dhe pengu i tij do të marrin përgjigje më 11 dhjetor.

Për të vendimi i Bashës për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor është një akt i pabesë, i pavlerë, qesharak dhe banal. Sipas tij 11 dhjetori do të ndajë historinë.

“Kuvendi Kombëtar i demokratëve të cilin e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarsisë do ta shëndërrojë PD-në në forcën e papmposhtur dhe te fitores. Emrat e atyre guximtarëve që firmosën do të skaliten në muret e kohës si emrat e atyre që rivendosën pluralizmin politik. Revolucioni paqësor i mijëra demokratëve do të merret me pengmarrësin dhe pengun. Asgjë nuk mund ta ndalë atë. Lulzim Basha duhet të vijë me 11 në Kuvend. Nëse nuk vjen përjashton veten nga Kuvendi jo nga partia. Paralajmërimi për Edi Ramën është shumë i fortë. Mos luaj me pluralizmin. Basha është pengu, formula të gjitha i jep Rama. Rama e shtyn atë në verbëri. Këto janë lojëra të rrezikshme dhe përgjegjësi është Rama dhe pengu i tij do të marrë përgjigje. Kjo situatë po çon në bashkimin e PD-së. Demokrat që pranon një akt të pabesë nga Basha nuk ka. Ajo çfarë po bën anëtarsia e PD-së po i përmbahet statutit. Mendësia e pengur dhe detyrimi që i bën Rama, frika që i ka hyrë i shtyn ata në qëndrime absurde dhe deklarata të shpëlara. Asgjë s’ka ndarëse këtu. Kuvendi mbahet me 11.Nuk janë delegatët që provokuan. Përpjekja e Bashës është banale, qesharake, e pabesë. Shitja që i ka bërë Basha shpirtit të vet është vepër e tij, jo e demokratëve. I them se ke që nga shtatori e deri sot brenda katër mureve duke mos takuar asnjë pa parti sepse ata nuk ia japin dorën një të pabesi. Nuk premton gjë tjetër por do të preferonte të rrinte edhe 80 vjet në opozitë. Ka një 11 dhjetor që do të ndajë historinë. Kryesia është ilegjitime.U kërkoj që për identitetin e tyre nuk duhet të pranojnë karrige në shkelje flagrante të Kushtetutës të PD-së”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: