Rezultate e fundit në Euro 2020, bënë të mundur përcaktimin e jo vetëm 2 skuadrave të para dhe të dyta që do të kualifikohen për tej, por mundësuan edhe zbulimin e 5 ekipeve të tjera, që siguruan matematikisht një biletë për në fazën me eliminim direkt.

Fakti se vendi i tretë në Grupin B, Finlanda,  e mbylli me 3 pikë dhe me golaverazh -2, kombinuar edhe me situatën e Ukrainës në Grupin A, që ka po 3 pikë dhe golavarazhin -1, ka sjellë garancinë se skuadra nga grupe të tjera, edhe nëse dalin të tretat, do të kenë të sigurt praninë e tyre në turin tjetër, pasi kanë 4 pikë.

Biletën pa luajtur e prenë edhe Çekia, Anglia, Suedia dhe Franca, të gjitha në kuotën e 4 pikëve. Gjithashtu, atyre u shtohet edhe Zvicra, e cila tashmë është e sigurt se do të jetë ndër katër të tretat më të mira të Euro 2020 dhe siguron biletën për kalimin e turit.

Kësisoj, shkoi në 11 numri i ekipeve të kualifikuara, teksa priten edhe 5 të tjera. Deri tani janë përcaktuar vetëm dy cifte në 1/8 finale, Itali-Austri më 26 qershor në Ëembley në orën 21:00 dhe Uells-Danimarkë po në këtë ditë në orën 18:00 në Amsterdam.

Duke kujtuar Evropianin e vitit 2016, ku Portugalia u kualifikua me 3 pikë nga grupi dhe fitoi turneun, duket se po vërtetohet se ekipi që merr 4 pikë kualifikohet më tej. Tani mbetet të shihet se cila skuadër mund të kalojë fazën tjetër me 3 pikë, probabiliteti është.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb