SHKODËR- Deputeti demokrat i Shkodrës Bardh Spahia iu ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës nesër para gjykatës së këtij rrethi për të protestuar për lirimin e 11 kuksianëve.

Në një status në “Facebook”, Spahia shkruan se nderi dhe tradita e Shkodrës kërkon që të jenë sa më shumë në mbështetje të tyre kundër gjyqeve politike.

“Të dashur miq, qytetarë të Shkodrës. Nesër paradite në Shkodër tek Gjykata e Apelit (afër Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 të arrestuarve për protestën e Kukësit. Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike të cilat na kujtojnë kohët më të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë grupi parlamentar i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër në ora 10 tek gjykata e apelit. Ju faleminderit”, shkruan deputeti i PD.

Spahia

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb