Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme mes Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi e paditur për shpifje.

Në një prononcim për mediat, Vokshi u shpreh se seanca u shty me kërkesë të prokurorit, të cilin e ironizoi duke thënë se “kishte çështje më të rëndësishme”.

Deputetja u ka bërë me dije gazetarëve provat që nuk kishte mundësinë të paraqiste në gjykatë, duke pretenduar se vërtetojnë abuzimet e Vilma Nushit me kontratat për shëndetësinë.

Vokshi u shpreh se Nushi kishte ndërtuar vetë 3 nga 20 laboratorët për të cilat ka marrë paratë, ndërsa 10 laboratorë janë nënkontratuar.

Albana Vokshi: I është dhënë një koncesion që ka abuzime në çdo hap. Jam këtu, meqë nuk më lanë të jepja provat që kisha përgatitur sepse prokurori kërkoi që të ndërpritej seanca sepse kishte çështje më të rëndësishme se kjo që ka interes publik, jam këtu për t’ju vërtetuar kush është shëndetësia falas.

Një nga provat që kisha sot me vete që dëshmon abuzimin marramendës të kontratës së Check Up.

Vilma Nushi kishte kontratë për ndërtimin e 20 laboratorëve me akses publik, dhe të gjithë qytetarët të kishin akses të afërt për analizat. Janë ndërtuar 3 në pronën e saj private pa akses publiku që nuk i mbetet asgjë publikut pas 10 vitesh kur mbaron kontrata.

10 laboratorë i ka nënkontraktuar që është shkelje e kontratës. I përdorte këto laboratorët duke u dhënë 500 mijë lekë të vjetra në muaj.

Dhe u ka thënë që për çdo analiza do t’u jap 600 lekë, 740 me TVSH. E dini sa paguhet Vilma për një komplet analizash? Merr nga shteti 18 840 lekë. Imagjinoi abuzimin për një analizë, më shumë se 11 mijë lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb