SHBA

Leonardo Di Caprio i ka shpëtuar jetën një personi. Sipas “The Sun” aktori i njohur më 30 dhjetor ka ndihmuar në shpëtimin e një marinari të ri francez.

Personi në fjalë kishte rënë nga një anije kroçere dhe ishte shpallur i humbur prej 11 orësh në brigjet e Karaibeve. Quajeni fat ose jo, por anija e aktorit të Hollyëood-it ishte e vetmja në zonën ku gjetën dhe shpëtuan personin pak çaste para perëndimit të diellit.

Individi në fjalë ka qëndruar në ujë për rreth 11 orë përpara se grupi i shpëtimit ta gjente. Gjithashtu sipas “The Sun” ai ishte në gjendje të intoksikuar në momentin e aksidentit. Porsi heronjtë nëpër filma , Leanardo DiCaprio mundi të shpëtonte një jetë por në këtë rast një jetë të vërtetë.
Leonardo bashkë me të dashurën Camila Morrone dhe disa miq të tij ishin duke pushuar në një anije afër St. Barts më datë 30 dhjetor kur iu bashkuan një grupi shpëtimi.

Sipas një burimi për gazetën marinari kishte pirë shumë alkool dhe kishte rënë nga kroçera, ‘Club Med’. Por edhe pse në gjendje në dehur ai kishte munduar të lëvizte duart lart për ta parë. Fatmirësiht ai u pa nga jahti i aktorit të njohur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb