Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota, përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në Twitter me rastin e 18 vjetorit të tragjedisë.

“Ne përkujtojmë solemnisht individët që humbën jetën në # shtator 11, 2001. Për nder të atyre që humbën jetën, Presidenti Donald Trump u bën thirrje agjencive amerikane që të ulin flamurin e SHBA-së në gjysmë-shtizë. #Kurrë nuk e harrojmë”, shkruan Departamenti i Shtetit në Twitter.

  • foto galeri

Me datë 11 shtator 2001 u sulmuan kullat binjake nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Në sulmin e 11 shtatorit humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Pas 11 shtatorit 2001, bota nuk është më e njëjtë. SHBA u godit në zemër të saj dhe që prej asaj kohe ndryshoi edhe rrjedha politike amerikane, për 18 vitet e fundit, duke patur si betejë kryesore luftën ndaj terrorizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb