Një e mbijetuar e 11 shtatorit, fotografia e së cilës është bërë imazh i pashlyeshëm i sulmeve terroriste, ka vdekur në moshën 42-vjeçare, si pasojë e kancerit në stomak.

Marcy Borders u bë e njohur si “zonja e pluhurit” pasi ajo është fotografuar tërësisht në pluhur, derisa largohej nga Qendra Botërore Tregtare në kohën e sulmeve.

Borders, nënë e dy fëmijëve, ka vdekur të hënën, ka njoftuar familja e saj në Facebook.

Borders ka qenë duke punuar në Bankën e Amerikës në katin e 81-të të Qendrës Botërore Tregtare, kur ajo është goditur nga sulmet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: