Një karrierë e mbushur me rekorde, një seri objektivash të jashtëzakonshëm dhe ndoshta të papërsëritshëm te Reali i Madridit (450 gola në 438 ndeshje zyrtare), por edhe statistika që dëmtojnë një kurrikulum “hyjnor”. Kristiano Ronaldo, transferimi i shekullit (nga “Los Blancos” te Juventusi), pa kartonin e kuq të parë si bardhezi pas vetëm 28′ në Champions.

KUR ARBITRI FAL KRISTIANON

Ky i kuq, i pari i luzitanit në Champions dhe i 11-ti i karrierës (4 me fanellën e Mançester Junajtid, 6 me Realin e Madridit dhe 1 me Juventusin), mund t’i kushtojë praninë në sfidat me Jang Bojs në Torino dhe në “Old Trafford” kundër anglezëve. Nga këto 11, gjashtë kanë qenë të drejtpërdrejtë dhe pesë përmes të verdhit të dytë: të kuqin e ka parë 4 herë në La Liga, një herë në Superkupën spanjolle, një në Kupën e Mbretit, katër në Premier Ligë dhe nga e mërkura një në Ligën e Kampionëve. Por 20 “agresione” nuk kanë pasuar ndëshkim, megjithëse lista e gjesteve të dhunshme me lojtarët rivalë vetëm është shtuar: Ja 21 “viktimat” e fundit të Kristianos:

1.D.SIMON (R. MADRID-LAS PALMAS/ 31-10-15) 

Ronaldo i ndërhyn kundërshtarit teksa ky i fundit ishte pa top. Arbitri spanjoll Latre, shumë pranë skenës, nuk e gjykoi me karton duke mos parë asgjë nga ajo çka ndodhi.

2.KRIÇOVIAK (SEVIJA-R. MADRID/ 08-11-15)

Goditje në shpinë ndaj polakut: gjyqtari Gonzales injoron agresionin e Kristianos që nuk ndëshkohet me karton.

3.DANI ALVESH (R. MADRID-BARÇA/ 21-11-15) 

CR7 godet me bërryl brazilianin. Për habi arbitri Fernandez Borbalan i tregon portugezit vetëm kartonin e verdhë.

4.NAÇO (R. MADRID-SPORTING/ 17-01-16)

Undiano Majenko nuk sheh momentin kur CR7 reagon egërsisht në një dyluftim me lojtarin e Sportingunt: goditje e dhunshme pa top.

5. MOLINERO (BETIS-R. MADRID/ 24-01-16)

Portugezi shtyn dhe i jep një goditje pa top nga prapa mbrojtësit. Arbitri Martinez Munuera “frenon” dhe lejon vazhdimin e lojës.

6. ORBAN (LEVANTE-R MADRID/ 02-03-16) 

Lojtari i Levantes merr një goditje nga Kristiano, që “injoron” topin duke qëlluar kundërshtarin. Arbitri Burgos Bengotxea nuk ndëshkon portugezin.

7. SHMELCER (R. MADRID-DORTMUND/ 07-12-16)

CR7 shkelmon gjermanin dhe jo topin, megjithatë nuk ndëshkohet, në ndeshjen e arbitruar nga çeku Pavel Kravolec.

8. KOKE (ATL. MADRID-R MADRID/ 19-11-16) 

“Ylli” i Realit të Madridit godet mesfushorin nga prapa. Gjyqtari Fernandez Borbalan i tregon vetëm të verdhin.

9. VITOLO (SEVIJA-R. MADRID/ 12-01-17) 

Arbitri Undiano Majenko nuk e sheh të drejtë ndëshkimin, pasi Ronaldo shkelmon me forcë topin drejt lojtarit kundërshtar.

10. SEBAJOS (R. MADRID-BETIS/ 12-03-17)

Mesfushori, sot lojtar i “Los Blancos”, ndal aksionin e Kristianos, i cili i përgjigjet duke e goditur me shkelm. Gjyqtari Lahoz nuk e sheh rastin dhe nuk nxjerr asnjë karton.

11. LENGLET (R. MADRID-SEVIJA) 

05-14-17 Kristiano godet me dorën e djathtë në kokë mbrojtësin francez. Undiano Majenko, që ndodhej shumë pranë, nuk vërshëllen.

12. FIOLA (HUNGARI-PORTUGALI/ 3-09-17) 

Pasi dylufton me mbrojtësin hungarez, CR7 e godet me shkelm. Arbitri holandez Dani Makelie i ndëshkon të dy me karton të verdhë për debatin.

13. MANDI (R. MADRID-BETIS/ 09-20-17)

Kristiano humbet kontrollin e topit dhe, për shkak të nervozizmit, i kthehet duke e goditur me këmbë. Lahoz fal portugezin.

 14. HERMOZO (R. MADRID-ESPANJOL/ 01-10-17) 

Arbitri Gonzales nuk ndëshkon CR7-ën, pasi ky i fundit tenton të godasë me shkelm kundërshtarin: edhe pse nuk e prek, tentativa për agresion është e dënueshme.

15. VERTONGEN (R. MADRID-TOTENEAM/ 17-10-17)

Kristiano godet me dorë në fytyrë lojtarin belg dhe më pas e çjerr. Polaku Marciniak i tregon vetëm kartonin e verdhë.

16. PONS (GIRONA-R. MADRID/ 29-10-17) 

Pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi, CR7 godet me shuplakë kundërshtarin, që rrëzohet në fushë. Për arbitrin Hernandez është gjithçka e rregullt.

17. MONTOJA (VALENCIA-R. MADRID/ 01-27-18) 

Gjatë një dyluftimi në zonë, Ronaldo godet me bërryl në fytyrë mbrojtësin. Karton i kuq? Jo për arbitrin Fernandez.

18. PAREHO (VALENCIA-R. MADRID/ 27-1-18)

Kristiano godet nga pas Parehon (pa top), i cili sanksionohet për simulim. Një tjetër agresion i pandëshkuar.

19. DANI ALVESH (PSG-R. MADRID/ 06-03-18) 

CR7 Shtyn dhe godet mbrojtësin brazilian pa top, por gjermani Feliks Brysh, që sheh agresionin, limitohet me një sanksionim verbal.

20. POURALIGANJI (IRAN-PORTUGALI) 

26-06-18 Gjatë Botërorit “Rusi 2018”, Kristiano prek në fytyrë mbrojtësin Iranian. VAR-i sinjalizon agresionin, por arbitri Kaseres vendos t’i tregojë vetëm kartonin e verdhë.

21. MURIJO (VALENCIA-JUVENTUS) 

19-09-18 Në debutimin në Champions me Juventusin, Ronaldo sulmon mbrojtësin Murijo: këtë herë Brysh e ndëshkon me të kuq, pas vetëm 28′.

PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: