TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një kolazhi fotosh dhe një mesazh ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, 11 vite pas vdekjes së tij. Në një status në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha shkruan se Rugova është përjetë gjeniut te politikes shqiptare.

“Ne përvjetorin e ndarjes nga jeta! Nderim përjetë gjeniut te politikes shqiptare, arkitektit te Kosoves se Pavarur, mikut tim, presidentit Ibrahim Rugova! Sb”, citohet në mesazhin e Berishës.

Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarë të shumtë kanë mbajtur sot homazhe pranë varrit të presidentit Ibrahim Rugova. Figura e Rugovës u cilësua si dijetar dhe profet i gjithë shqiptarëve. Për figurën, veprimtarinë dhe kontributin që dha presidenti Ibrahim Rugova, po mbahet edhe një akademi përkujtimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: