Gjenerali Piro Ahmetaj kujton 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke u shprehur se vendi ynë realizoi një ëndërr shekullore.

“Për fat të keq, mbas 2014, sistemi, siguria e qytetarëve dhe standartet e demokracisë kanë bërë hapa mbrapa, duke kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s”, shkruan mes të tjerash gjenerali.

Shkrimi i gjeneralit:

11 vjet më parë Shqiptarët realizuan një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore”.

Sa më shumë vite kalojnë, aq më madhështore skalitet në memorien e nderimit të kombit, pasi mbetet një histori suksesi, një arritje me peshë gjeopolitike si dhe një datë që ndihemi krenarë.

Gjithesesi, do të ishte shumë e padrejtë të mos t’ua njohim meritën protagonistve politikë që udhëhoqën këtë aspiratë kombëtare, duke nënvizuar posaçërisht faktin që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizuar me konsultim, konsensus dhe mbështetje të gjerë publike!

Kujtesë dhe respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (ushtarkë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam dhe i`a dolëm për të transformuar sistemin: “mentalitetin, konceptin, strukturat, dhe kulturën e planifikimit, bashkëpunimin me aleatët dhe parnerët, etj”.

Sot përulemi ndaj dëshmorit të atdheut Feti VOGLI si dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 8 mijë ushtarakëve që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të kolegëve të NATO-s, në shërbim të paqes në Bosnjë, Afganistan, Irak, Kosovë, Gjeorgji, Mali, Estoni, etj.

Në plannin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar dhe i përulur po ashtu, që 11 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh, që kontribuam, i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), përmbushjes së standardeve dhe nënshkrimin e 10-ra marrëveshjeve, duke e lartësuar flamurin kombëtar (2013)”.

Për fat të keq, mbas 2014, sistemi, siguria e qytetarëve dhe standartet e demokracisë kanë bërë hapa mbrapa, duke kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s.

Përballja kombëtare me epideminë (Covid–19), tërmetet; ulja drastike e buxhetit, arroganca staliniste, pa-aftësia dhe papërgjegjshmëria cinike; shpërdorimi prapagandistik i burimeve të mbrojtjes si dhe rrëshqitja në fund fare të listës me 30 vende = ri-konfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “trasformimi i sistemit, modernizimi i paisjeve dhe kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dinjitetit dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit të shqiptarëve në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve dhe rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”.

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, përulësia fisnike, sakrificat sublime dhe përgjegjshmëria e spikatur e ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Në shtesë, data 4 Prill përkon (si bekim) me 71 vjetorin e NATO-s, prandaj i`u përcjellim urime 30 vendeve të Aleancës, përfshi edhe anëtarit më të Ri, Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar 11 vjetorin e anëtarësimit në aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).
Zoti e bekoftë Shqipërinë, NATO-n dhe mbarëshqiptarët.
* Gjeneral Piro ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Përfaqësues i RSH në NATO

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb