INDI – Që prej vdekjes së vajzës së mitur të ish-kapos së fshatit Piplantri në Rajasthan të Indisë, vijon një traditë e pabesueshme sa herë që në fshat lind një vajzë.

Banorët e fshatit mbjellin plot 111 pemë sa herë vjen në jetë një vajzë, për t’i dhënë vlerë jetës të çdo fëmije femër.

Si pjesë e traditës është edhe grumbullimi i parave. Banorët mbledhin rreth 21.000 rupi mes tyre, 10.000 rupi jepen nga prindërit e vajzës se sapolindur, duke mbledhur në total një shume prej 31 mijë rupi (rreth 465 dollarë), të cilat futen në një depozitë bankare dhe vajza mund t’i tërheqë kur të bëhet 20 vjeç.

Që prej kohës kur vdiqa vajza e ish-kapos së fshatit, në Piplantri janë mbjellë më shumë se 250 mijë pemë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: