JAPONI

Një burrë japonez 112 vjeç është shpallur “burri më i vjetër në botë” nga Guinness World Records. Chitetsu Watanabe ka lindur në 5 mars 1907 në Niigata, në veriperëndim të Japonisë. 112-vjeçari jeton në një azil në qytetin e tij të lindjes.

Ditën e djeshme ai mori certifikatë nga libri i rekordeve Guinness shkruan Corriere. Babai i pesë fëmijëve ka treguar edhe sekretin e jetëgjatësisë së tij, “mos u zemëroni dhe buzëqeshni gjithmonë”. Dhe “mëkati” i tij është një buding me krem karamel që e pëlqen shumë.

Titulli si burri më i moshuar në botë iu vu pas vdekjes së Masazo Nonaka në muajin janar. Masazo Nonaka edhe ai japonez vdiq një muaj dhe ishte 112 vjeç e 266 ditë. Ndërsa gruaja më e moshuar në botë është Kane Tanaka nga Japonia, e cila muajin e kaluar mbushi 117 vjeçe. Japonia mbaj rekord për jetëgjatësinë në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb