TIRANË

Për kreun e PD, Lulzim Basha buxheti i vitit 2022, që prezantohet sot në Kuvend, është një buxhet i vendosur nga qeveria në funksion të klientëve të saj e jo të qytetarëve. Basha tha se nuk ka një shoqatë që të kemi miratuar pr/buxhetin e qeverisë, ndërsa shtoi se plani kryesor i qeverisë është hapja e thesit për oborrtarët e koncesionit.

“Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë,
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.

Të çmieve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju.
Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.

Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre, të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.

Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj. Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.” tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb