Erling Haaland po çmend pjesën më të madhe të ekipeve europiane, nëse nuk do të ishte për pasojat financiare që solli COVID-19, do dëgjonim shifra të pabesueshme. Pavarësisht këtij fakti, simpatizantët për sulmuesin norvegjez nuk mungojnë, nuk mungojnë as ofertat mbi 100 milion euro për të siguruar shërbimet e tij. Prej kohësh, Haaland ndiqet nga ekipe si Real Madrid, Man.City apo Chelsea.

Haaland
Haaland

Sipas “Sport1”, në këtë garë, në avantazh duken “qytetarët” e Pep Guardiolës të cilët kanë paraqitur ofertën e radhës në dyert e B.Dortmund. Të shtyrë nga tekniku katalunjas, sheikët e Man.City janë të gatshëm të investojnë 115 milion euro për të siguruar shërbimet e “bomberit”. Kjo pritet të jetë një merkato e nxehtë vere me Haaland si protagonistë kryesorë, pasi as klube si Chelsea dhe Real Madrid nuk pritet të qëndrojnë pasiv por do të bëjnë gjithçka është e mundur për të bindur biondin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb