Roma po përgatitet për disa ndryshme të vogla gjatë merkatos së dimrit, ku emri i Elseid Hysajt mbetet gjithnjë prezent, me anësorin kuqezi i cili është vendosur prej kohësh në majën e listës së dëshirave por transferimi i Hysajt është i lidhur ngushtë me të ardhmen e Florenzit.

Hysaj
Hysaj

Largimi i futbollistit italian pak kohë më parë ishte i paimagjinueshëm por gjërat kanë ndryshuar shumë pas ardhjes së Fonsecas. Trajneri i Romës nuk e sheh si titullar Florenzin, i cili këtë sezon pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në bankinë. Roma por dhe vetë lojtari janë të hapur për oferta, Inter është një nga ato skuadra e cila ka shfaqur interes për Florenzin i cili në sytë e Contes shihet si një “xholi” që mund të luaj në mbrojtje dhe në mesfushë.

Hysaj2
Hysaj2

E ardhmja e dy lojtarëve, Florenzit dhe Hysajt është lidhur ngushtë në këtë pikë të sezonit. Nëse Inter paraqet një ofertë zyrtarë për Florenzin, Roma ka gati zëvendësin e tij, Hysaj, një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Fonseca. Të dy palët, si Roma ashtu dhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, kanë shprehur dëshirën për tu bashkuar në kryeqytetin italian, merkato e janarit shihet si momenti i duhur për Hysajn për të vijuar në aventurë të re larg Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb