Franko Lerdo ndryshoi dhe prishi shumë balanca brenda ekipit të Partizanit në këtë aventurë të tij në krye të ekipit të kuq. Në mënyrë të çuditshme, italiani u përplas shpesh edhe me një nga lojtarët më të mirë të ekipit, titullar absolut në kohën e Gegës, Jasir Asani. Mëngjarashi nuk ishte preferencë e parë duke bërë që mes palëve të kishte një krisje të madhe. Klubi i kuq ka vendosur të shes talentin nga Shkupi dhe këtë e ka bërë zyrtare ende pa u mbyllur mirë viti:

Asani
Asani

ZYRTARE
JASIR ASANI TRANSFEROHET TE AIK STOKOLM

Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga Janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit. 24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez. Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe Klubin.
Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb