“Ditët e fotografisë”, titullohet kolonia e fotografisë që do të nisi ne daten 26 në Pogradec e që do të zgjasë deri më 28 shkurt. E organizuar nga shoqata kulturore “Light”, kjo koloni ka bërë bashkë 12 fotografë shqiptarë nga: Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, në përpjekje për të nxjerrë në pah me gjuhën e syrit, vlerat reale të zonës, gati-gati si një shkundje pluhuri për harresën që hera-herës të imponon të qenurit larg nga qendrat e mëdha urbane ku përqendrohet thuajse gjithë vëmendja mediatike e kudondodhur, me vlerat dhe antivlerat e saj, thuhet në njoftimin e organizatorit.

“Është një event i rëndësishëm për mua, pasi mbledh dhe bashkon të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë. Pogradeci ka një traditë për tu admiruar në fotografi, kështu që mendova të mbledh disa artistë për të shijuar bukuritë natyrore të këtij rajoni”, ka thënë për KultPlus, Ardian Fezollari, organizator i kësaj kolonie.

Fahredin Spahija, Osman Demiri, Leon Çika, Rilind Hoxha, Felix Bilani, Arben Çeli, Ardita Jatru, Dashmir Izairi, Fisnik Dobreci, Ina Kosta e Orjeta Myzeqari do të jenë pjesë e kësaj kolonie që për nikoqir kanë fotografin, Ardian Fezollari.

Foto nga Fahredin Spahija
fahredin

“Është një event i rëndësishëm për mua, pasi mbledh dhe bashkon të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi, Kosovë. Pogradeci ka një traditë për tu admiruar në fotografi, kështu që mendova të mbledh disa artistë për të shijuar bukuritë natyrore të këtij rajoni”, ka thënë për KultPlus, Fezollari i cili ka shtuar se përgjatë këtyre ditëve do të organizohet edhe një punëtori mbi fotografinë, njohja midis fotografëve dhe transmetimi i ideve të tyre.

“Është vlerë e shtuar për Bashkinë dhe qytetin, pasi gjatë këtyre ditëve do fotografojnë dhe i bëhet një pasqyrim më i mirë i resurseve turistike që ofron rajoni, si në peizazh, trashëgimi kulturore por edhe ne kulinari”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Fahredin Spahia, njëri nga pjesëmarrësit e kësaj kolone ka thënë për KultPlus se Ardian Fezollari me këtë Koloni po fillon një ide të re, në hapësirat shqiptare. “Sepse është absolutisht hera e parë që dikush organizon një aktivitet të këtillë ndërshqiptare. Mendoj se mbledhja e 12 fotografëve në Pogradec, përveç eksplorimit fotografik të këtij qyteti shumë të bukur dhe me rëndësi të veçanta turistike dhe kulturore, ka dhe rëndësinë e një aktiviteti që promovon fotografinë shqiptare. Uroj që kjo traditë e filluar të jetë sa më jetëgjatë dhe sa më joshëse për fotografët e të gjitha trevave shqiptare”, ka thënë Spahija.

Foto nga Orjeta Myzeqari
orjeta

(d.b/KultPlus/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: