Në mbrojtje nuk zhgënjen kurrë, por ai është i saktë edhe kur duhet të bëjë rolin e sulmuesit. Xherard Pike, ditën e djeshme, shënoi golin e tretë të ndeshjes, por të 12-tin personal në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi katalanas me golin e djeshëm parakaloi trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili është ndalur në kuotën e 11 golave në Ligën e Kampionëve.

Si për ironi, rekordi erdhi ndaj Romës, skuadër ku Panuçi ka kaluar disa vite të mira të karrierës. Por ai parakaloi edhe Serxho Ramosin, që është ndalur në 11 gola në Champions. Në intervistën për ndeshjes, ai foli mbi shanset që ka skuadra e Barcelonës për të bërë tripletë këtë vit dhe theksoi se mund të jetë viti i duhur.

Mund ta konsiderojmë të përfunduar këtë eliminatore?
Bëmë një ndeshje shumë të mirë, e cila na dha këtë rezultat pozitiv. Do të ishte më mirë që të mos pësonim. Nuk mund të ankohemi për rezultatin, por do të shkojmë me shumë besim në ndeshjen e ardhshme. Fillimisht të rifitojmë energjitë dhe të bëhemi gati për ndeshjen me Leganesin. Pastaj duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme kundër Romës.

Sa mendoni që ndikoi fati në këtë ndeshje?
Nuk besoj se ishte çështje fati. Ne goditëm edhe shtyllën dhe ata topa mund të ishin futur në portë. Nëse kemi shënuar, do të thotë se topi ka qenë më shumë në zonën e Romës.

A ishte rezultat i drejtë fitorja 4-1 kundër Romës?
Roma është një skuadër shumë e mirë dhe e kishte planifikuar mjaft mirë ndeshjen. Luajtën mirë futboll, por ndonjëherë ndenji më shumë sesa duhet në mbrojtje, duke tentuar të na godiste me kundërsulme.

Është viti i duhur për të përsëritur tripletën?
Do të tentojmë. Kjo është detyra jonë, të provojmë deri në fund t’i fitojmë të gjitha trofetë. Në kampionat jemi në një pozicion shumë të mirë, kemi siguruar finalen e Kupës dhe morëm një rezultat të mirë në Champions. Sezoni ka qenë shumë i mirë. Jemi në rrugën e duhur. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/12-gola-pike-parakalon-panucin-do-perseritim-tripleten-roma-beri-autogola-se-luajtem-ne-zone/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb