Shiu i meteorëve dhuron spektakël natën e 12 gushtit dhe mëngjesin e 13 gushtit. ‘Dushi’ i meteorëve ndodh çdo vit në muajin gusht, kur Toka kalon nëpër mbeturinat dhe pluhurin e kometës Swift-Tuttle. Fotot nga mrekullia e rënies së meteorëve janë fotografuar nga njerëzit anembanë globit.

Yjet dhe shiu i meteorëve është fotografuar pas një shtëpie të shkatërruar, pranë Tuznia, në Bosnje.

Një meteor u fiksua përgjatë ‘Rrugës së Qumështit’ duke ndriçuar qiellin e errët pranë Villadiego, krahina e Burgos, në Spanjën veriore.

Një meteor tjetër u fiksua nëpër qiellin mbi male në Nevada ndërsa një tjetër në një bazilikë të hershme të krishterë në Bullgari.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: