Koronavirusi do të ketë një ndikim shumë të madh negativ në sportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Humbjet do të jenë abisale dhe parashikimet pritet të përkëqesohen edhe më shumë në rast se sezonet nuk do të rifillojnë.

Sipas asaj që publikon ESPN, humbjet në sportin amerikan përllogariten në 12 miliardë dollarë dhe veç kësaj edhe në mbylljen e mijrëra vendesh pune. Shifrat mund të dyfishohen në ras se nuk do të nisë National Football League dhe sezonet e futbollit të kolegjeve, të cilat janë parashikuar në fund të gushtit dhe fillimit të shtatorit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb