12 pasagjerë u vranë pas përplasjes së një  autobusi me kamionin në rajonin jug-perëndimor të Nigerisë

Gjashtë të tjerë patën shkallë të ndryshme djegieje, ndërsa dy automjetet morën flakë për shkak të përplasjes pranë qytetit Ote, përgjatë rrugës Ilorin-Ogbomoso që lidh shtetet Kwara dhe Oyo në pjesën jugore të vendit.

“Ishte një përplasje fatale. 12 personat që humbën jetën u dogjën pa u njohur,” u tha gazetarëve Jonathan Owoade, një komandant i FRSC në Kwara.

Owoade pohoi se shkak i aksidentit ishte  shpejtësisa dhe humbja e kontrollit.

Në këtë incident janë përfshirë gjithsej 18 persona, tha ai. Viktimat e plagosur dhe kufomat u dërguan në një spital në në Ilorin.

Zyrtari këshilloi shoferët që t’u përmbahen rregullave të sigurisë rrugore.

Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, shpesh të shkaktuara nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe  pakujdesia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb