12 pikë në 7 javë, vendi i katërt në Bundesligë, këto janë shifrat e Bayern Munich këtë fillim sezoni, shifra negative që i kthejnë 12 vite pas në kohë. Pas tre barazimeve radhazi në Bundesligë, Bayern pësoi dhe humbjen e parë sezonale, këtë ia shkaktoi një ekip si Augsburg duke e bërë situatën shqetësuese.

Ndryshe nga Champions, ku me dy fitore kundër Inter e Barcelona, rrëmbyen kreun e grupit, në Bundesligë rekordmenët gjerman po hasin shumë vështirësi. Këto shifra, por dhe loja e shfaqur, kanë bërë që edhe e ardhmja e Nagelsmann të vihet në dyshim të fortë.

Sipas mediave gjermane, Nagelsmann nuk ndihet aspak komod, për më tepër që emrat që shihet si zëvendësuesi i tij janë dy emra “big”, Thomas Tuchel dhe Pochettino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb