NGA BRIKENA METAJ

PËRMET – Pas zbulimit të sasisë më të madhe të drogës, që është gjendur pikërisht në një prej fshatrave të largët të zonës së Përmetit, në fshatin Pagri, “News 24” ka shkuar në vendngjarje ku ka mësuar se sasia e lëndës narkotike që shkon në rreth 12 ton kanabis gjendej ende aty, në magazinat e ish-rezervave të shtetit që gjenden në këtë fshat.

MAKAZINA NE PERMET NEWS 24

Një prej banorëve të fshatit të vogël që pranoi të flasë, pohon se nuk ka vënë re lëvizje të dyshimta. Sipas tij këto magazina dikur të shtetit ishin zaptuar nga disa fshatarë që i përdornin ato si stalla, raporton “BalkanWeb”.

DROGA NE PERMET FLASIN BANORET

Sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet gjatë një superaksioni policor zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme.

MAKAZINA NE PERMET NEWS 24 5

 

Edhe pse ende nuk janë dhënë detaje të këtij operacioni “News 24” mëson se ka patur kontrolle në banesa dhe disa persona të shoqëruar, ndërsa sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ende gjendej në magazinë edhe gjatë orëve të para të ditës së sotme.

MAKAZINA NE PERMET NEWS 24 3

Sipas policisë besohet se sasia e drogës është zhvendosur ditët e fundit  në këtë magazinë, pasi objekti është kontrolluar rreth një muaj më parë dhe ka rezultuar i pastër.

MAKAZINA NE PERMET NEWS 24 2

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: