TIRANE

“121 jetë suksesi në 121 fotografi” është ekspozita e çelur nga Albanian Excellence në Tiranë, një ekspozitë ndërkombëtare kushtuar suksesit të gruas shqiptare kudo në Botë, ndërsa në dritën e botimit është edhe libri-album me të njëjtin titull.

Janë 121 zonja të suksesit shqiptar 2019, që marrin pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gruas së Suksesit Shqiptar, e cila organizohet në kuadër të vitit 2019, shpallur si , “Viti i Gruas nga Albanian Excellence” .

  • foto galeri
  • foto galeri

Mes 121 zonjave shqiptare të përzgjedhura në këtë ekspozitë, është edhe moderatorja Nisida Tufa, e cila prej vitesh sjell lajmin e fundit pranë publikut shqiptar përmes ekranit të News24.

Moderatorja bionde është e njohur për transmetimet maratonë për ngjarjet nga më të rëndësishme, për emisionin “Panteon”, ku risolli në vëmendjen e teleshikuesve të News24, emrat e personaliteteve që kemi humbur në vite, ndërsa prej mëse dy vitesh nga drejtuesit e televizionit i është besuar emisioni ‘Kjo Javë”, një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të javës.

Ekspozita “121 jetë suksesi në 121 fotografi” pas Tiranës, do të nis turin e saj në Prishtinë, Ulqin, Strugë, Zvicër , SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb