Një total prej 125 000 familjesh në Paris janë pa energji elektrike, pas një ndërprerjeje në shkallë të gjerë të energjisë, sipas operatorit të rrjetit francez, RTE.

RTE përmendi një prishje të transformatorit si arsye të ndërprerjes.
Parizianët shpërndanë në rrjetet sociale fotografi të rrugëve të tëra të mbetura në errësirë.

Ndërprerja e energjisë elektrike erdhi pasi autoritetet franceze planifikojnë edhe sot mbylljen e përkohshme dhe të kontrolluar të furnizimit me energji elektrike për t’u përgatitur për pengesat e mundshme të furnizimeve në janar, kur shumë centrale bërthamore franceze po i nënshtrohen mirëmbajtjes.

Qeveria ka filluar përgatitjet për ndërprerjet e lokalizuara të energjisë elektrike gjatë ngarkesave maksimale. Qëllimi është të shmanget një ndërprerje e pakontrolluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb