Premier League nuk ka ndërmend të qëndroj gjatë pushim, pas shtyrjes së “Euro2020”, po studion se si të rifilloj sa më shpejt kampionatin. Sipas “The Sun”, pas disa javësh, futbolli anglez ka ndërmend të rifilloj për të mbyllur gjithçka brenda 30 qershorit. Plani i tyre është i qartë, futboll do të luhet por pa tifozë dhe në fusha neutrale.

The Sun
The Sun

Në të njëjtën kohë të gjitha ndeshjet do të transmetohet live për të bërë të mundur që tifozët të ndjekim ekipet e tyre. Të gjithë ndeshjet do të zhvillohen në maksimumi 3 stadiume, zona ideale parashikohet të jetë afër Birmingham, në mënyrë që të ketë sa më pak forca sigurie dhe staf mjekësor të angazhuara për mbarëvajtjen e ndeshjeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb