TIRANË- 13 deputete të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor. News24 zbardh kërkesën e tyre, ku flitet për kuota gjinore të barabarta për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Deputetet e PS kërkojnë 50% për gra, pra numër të barabartë deputetësh, 70 burra dhe 70 gra. Në kërkesën e tyre theksohet se nëse nuk plotësohet kuota, do të ketë refuzim të listës së kandidatëve. Refuzimi i listave shumë-emërore lihet në vendimmarrjen e KQZ-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: